Pas ndarjes - këto janë fjalët e ish-bashkëshortes për Shpatin/FOTO - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Pas ndarjes – këto janë fjalët e ish-bashkëshortes për Shpatin/FOTO

    Insajderi
    25 June 2025 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm pak javë pasi u konfirmua ndarja mes Selvije Jao dhe këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, Selvija foli për herë të parë në rrjete sociale për bashkëprindërimin me Shpatin për djalin e tyre, Roelin.

    Në një sesion pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, një ndjekës e pyeti se si është të jesh vetë nënë dhe baba për një fëmijë, duke e komplimentuar për përkushtimin e saj si nënë. Selvije iu përgjigj me shumë ndjeshmëri dhe qartësi:

    “Faleminderit Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të,” shkruan ajo, duke lënë të kuptohet për përkushtimin e saj të përditshëm si nënë.

    Por ndryshe nga pritshmëritë, Selvije nuk e la pa përmendur rolin e rëndësishëm që Shpat Kasapi luan në jetën e djalit të tyre. Ajo shprehu respekt dhe mirënjohje për partnerin e saj të dikurshëm duke thënë:

    “Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark