Ish-banori i Big Brother, zbulon garuesen që përdorte telefonin në 'dhomën e rrëfimeve'? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ish-banori i Big Brother, zbulon garuesen që përdorte telefonin në ‘dhomën e rrëfimeve’?

    Insajderi
    25 June 2025 - 09:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro, ka hedhur dyshime serioze mbi rregullsinë dhe transparencën e formatit. Ai deklaroi se gjatë qëndrimit në shtëpi ka vërejtur elementë që sipas tij cenojnë ndershmërinë e lojës.

    “Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo krijon një avantazh të padrejtë ndaj pjesëmarrësve të tjerë, të cilët kanë qëndruar në izolim të plotë.

    Megjithëse nuk përmendi emra konkretë, përdorimi i fjalës “fituesja” i ka bërë ndjekësit të aludojnë se ai i referohet Egla Cenos, fitueses së edicionit të fundit të BBVA.

    Më tej, Liami shtoi se ka parë tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, për të cilat iu tha se “nuk janë për të”, duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi ndërhyrjet e mundshme në rrjedhën e lojës.

    “Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark