Insajderi
Lajme

Limaj, i cili po e kërkon postin e kryeparlamentarit për vete, kërkon nga forcat politike t’u ikin kalkulimeve

Insajderi
25 June 2025 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Limaj, i cili po e kërkon postin e kryeparlamentarit për vete, kërkon nga forcat politike t’u ikin kalkulimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi marrëveshje politike “sa më shpejt”, pasi dështoi për herë të 37-të konstituimi i Kuvendit.

Ai tha se këtë e tha edhe brenda Kuvendit.

“Forcat politike në Kosovë ngadalë duhet me ikë nga kalkulimet dhe lojërat e fjalëve, por duhet të fokusohen dhe të përqendrohen të përmbushin atë që e presin qytetarët e Kosovës, atë që e pret shteti i Kosovës, sa më shpejt. Të ulemi dhe ta gjejmë një marrëveshje politike, e cila garanton ndërtimin e institucioneve”, përsëriti ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark