Kurti tha se "opozita po ia zgjatë mandatin", Abdixhiku i përgjigjet: Po flet pa fije intelegjence - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti tha se “opozita po ia zgjatë mandatin”, Abdixhiku i përgjigjet: Po flet pa fije intelegjence

    Insajderi
    25 June 2025 - 11:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kritikoi ashpër Albin Kurtin, duke thënë se ai flet pa asnjë shenjë inteligjence kur pretendon se “opozita po i zgjatë mandatin” qeverisë.

    “Mos u besoni të gjithë atyre që flasin pa asnjë fije inteligjence. Si po ia zgjasim mandatin zotit Kurti? Ai është jolegjitim, pa mandat, dhe ka uzurpuar detyrën e kryeministrit në të njëjtën kohë,” deklaroi sot Abdixhiku.

    Ndërkohë, Kurti dje tha se “opozita po i zgjat mandatin”.

    “Ju e dini mirë që jam në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike mundohet t’i shkurtojë mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare, e cila, siç jeni dëshmitarë të gjithë, po e zgjat mandatin e qeverisë Kurti. Dikush mund të mendojë edhe se ka marrëveshje,” tha Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark