"Blloku B1 në 10:00 është kthyer në funksion, në 11:30 ka rënë përsëri" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Blloku B1 në 10:00 është kthyer në funksion, në 11:30 ka rënë përsëri”

    Insajderi
    25 June 2025 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, është deklaruar sërish për bllokun B1.

    Mustafa me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se blloku B1 i termocentralit Kosova B është rikthyer në sistem në ora 10:00 të mërkurën, por që ka rënë sërish më 11:30, shkruan Insajderi.

    “Blloku B1 rreth orës 10:00 është kthyer në funksion… e në 11:30 ka ra përsëri nga sistemi. Çka po bën ky menaxhment i VV në KEK kështu? Çka po bën prokuroria e shtetit? KEK si prodhuesi më i madh vendor i energjisë ka rëndësi jetike për sigurinë kombëtare, përveç asaj ekonomike. Duhet hetuar këto keqpërdorime me urgjencë dhe prioritet”, ka deklaruar Mustafa.

    I njëjti dje ka bërë të ditur për rënien e bllokut B1 nga funksioni.

    Nga Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) s’është lëshuar kurrfarë njoftimi për rënien e këtij blloku, deri më tani. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark