Insajderi
Botë

Trump i krahason sulmet e SHBA në Iran me ato në Hiroshima

Insajderi
25 June 2025 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trump i krahason sulmet e SHBA në Iran me ato në Hiroshima
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një krahasim të mërkurën midis sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit gjatë fundjavës dhe përdorimit të bombave bërthamore nga SHBA-ja në Japoni, duke thënë se të dyja u përdorën për t’i dhënë fund me sukses luftërave.

“Nuk dua të përdor shembullin e Hiroshimës. Nuk dua të përdor shembullin e Nagasakit, por në thelb ishte e njëjta gjë që i dha fund asaj lufte“, tha Trump në një samit të NATO-s në Holandë, raporton CNN.

“Kjo i dha fund asaj me luftën. Nëse nuk do ta zhduknim atë, ata do të kishin qenë duke luftuar tani“, vazhdoi ai.

Komentet erdhën në kohën kur Trump punoi për të nënvizuar rëndësinë e sulmeve të tij, të cilat ai tha se e kthyen programin bërthamor të Iranit prapa me dekada.

“Nuk mendoj se do ta bëjnë ndonjëherë përsëri“, tha Trump për ambiciet bërthamore të Iranit.

“Ata kaluan nëpër ferr. Mendoj se e kanë përjetuar. Gjëja e fundit që duan të bëjnë është të pasurohen (me uranium)“

Ai tha se po priste një raport nga Izraeli mbi vlerësimet e dëmeve nga Irani, të cilat ai tha se do të vërtetonin pretendimet e tij për “zhdukje totale”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark