Loxha i reagon Amir Rrahmanit pas deklaratës për gazetarët sportivë të Kosovës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Loxha i reagon Amir Rrahmanit pas deklaratës për gazetarët sportivë të Kosovës

    Insajderi
    25 June 2025 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Kujtesa Sport, Arbër Loxha i ka vlerësuar si të papranueshme komentet e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, për gazetarët sportivë të vendit.

    Loxha i sugjeroi Rrahmanit që të kërkojë publikisht falje për deklaratat fyese rreth raportimit të gazetarëve kosovarë.

    “Është e papranueshme mënyra se si Amir Rrahmani, kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll, i është drejtuar gazetarëve sportivë të vendit. Personalisht nuk besoj se ndonjë sportist tjetër ka gëzuar përkrahje më të madhe dhe më të vazhdueshme nga komuniteti ynë sesa ai”, tha sot Loxha në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

    “Për këtë arsye, do të ishte e udhës që Rrahmani të japë një sqarim të qartë dhe një kërkim falje publike për deklaratën që bëri lidhur me ‘copy-paste’ në raportim, pasi shumica e lajmeve sportive në Kosovë janë të përmbajtura, të sakta dhe profesionalisht të punuara”, tha gazetari.

    Në një intervistë televizive të dielën, Rrahmani tha se është zhgënjyer nga mosprezenca e gazetarëve kosovarë në ceremoninë e festimit të titullit të parë kampion të tij me Napolin në vitin 2023.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark