
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që t’i lë në paraburgim 22 të dyshuarit lidhur me rastin “Qielli i Thyer”, operacion madhor i autorizuar nga Prokuroria Speciale.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se është vërtetuar aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej një muajsh, shkruan Insajderi.
“Prishtinë, 25 qershor 2025 – Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve R.N., A.K., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., E.E., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., ndërsa ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PPPS.nr.50/2024, të datës 04.06.2025, të pandehurve të lartcekur u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, dhe atë nga data 03.06.2025 deri më 03.07.2025, konform nenit 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK”, thuhet në postim. /Insajderi.org/