
Klubi turk në menaxhim të Jose Mourinhos, Fenerbahce, thuhet se ka rënë dakord me kërkesat e Jadon Sanchos për pagën, ndërsa Juventusi mbetet në bisedime me Manchester United.
Skuadra turke i është futur fuqishëm garës për të nënshkruar me anësorin e Manchester United, pasi, sipas Standard.co.uk, klubi nga elita e futbollit turk ka rënë dakord me kërkesat e pagës së anësorit.
Sipas raportimit, Fenerbahce tani është në bisedime me Djajtë e Kuq, të cilët kanë vendosur një çmim prej 20 milionë eurosh për 25-vjeçarin.
Klubi turk thuhet se ka ofruar rreth 15 milionë funte, afërsisht 17.5 milionë euro.
Sancho kohët e fundit është shfaqur si një objektiv i vërtetë transferimi edhe për Juventusin.
Sipas Sky Sport Italia, Bianconerët kanë zhvilluar tashmë bisedime me Manchester United dhe synojnë të vazhdojnë negociatat me Djajtë e Kuq në një video-thirrje në orët në vijim.