AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia, shkak sëmundja “Gjuha e Kaltër” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AUV ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia, shkak sëmundja “Gjuha e Kaltër”

    Insajderi
    25 June 2025 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot ka vendosur mëse ndalese të pakohshme, për import të siç thuhet në njoftim, ruminantëve të vegjël dele dhe dhi.

    Njëkohësisht AUV u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve  të cilët lëshojnë bagëtit në zonat e brezit kufitar me Maqedoninë e Veriut të mbajnë nën mbikëqyrje tufat e tyre.

    “Të shmangin kontakte me kafshët e tufave nga ky vend.  Të gjitha autoritetet të ndihmojnë në respektim të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive të imta në kullosat e brezit kufitarë. Fermerët mbajtëse të deleve dhe dhive të respektojnë urdhëresat për të ruajtur shëndetin e tufave të tyre”.

    “Sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides. Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhi, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes”, thuhet në njoftim.

    Kjo ndalesë është bërë për shkak të konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”.

    “Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu,  dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është mobilizuar qe të mbikëqyrë me rreptësi masat e vendosura  dhe ta parandaloj përhapjen e sëmundjes në vendin tonë”.

    “Përderisa kemi dy sëmundje të ndryshme prezentë në dy vendet fqinjët, e të cilat prekin të njëjtat lloje të kafshëve Dele, Dhi. Kërkojmë qe fermerët të aktivizojnë masat e biosigurisë në fermat e tyre. Njëkohësisht mbi çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve ne tufë, të njoftojnë menjëherë veterinarin”, thuhet tutje në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark