Insajderi
Botë

Pamje që po bëjnë xhiron e botës, Zelensky vesh kostum në samitin e NATO-s

Insajderi
25 June 2025 - 17:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje që po bëjnë xhiron e botës, Zelensky vesh kostum në samitin e NATO-s
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po merr pjesë në samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës.

Ajo çfarë e bën të veçantë kësaj radhe pjesëmarrjen e tij është fakti se për herë të parë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ai është shfaqur në takim zyrtar me kostum i veshur.

Ai doli nga vetura i veshur me një kostum të zi, duke tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave që ishin të pranishme në ngjarjen e madhe, shkruan Insajderi.

Madje gjatë takimit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky ishte kritikuar se nuk kishte veshur kostum.

Përplasja kishte zgjatur disa minuta më disa gazetarëve, që e kritikonin se ishte shfaq i veshur me rroba më shumë sportive dhe se një lider duhet të ketë gjithmonë të veshur kostumin.

Ndryshe, Zelensky pritet të takohet sot me presidentin amerikan në Hagë, me të cilin do të diskutojnë çështje të ndryshme rreth luftës në Ukrainë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark