Alaudin Hamiti zbulon vizionin strategjik të Artmotion dhe flet për suksesin e jashtëzakonshëm të Big Brother - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Alaudin Hamiti zbulon vizionin strategjik të Artmotion dhe flet për suksesin e jashtëzakonshëm të Big Brother

    Insajderi
    25 June 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Programacionit në Artmotion, Alaudin Hamiti, ka zbuluar vizionin strategjik të platformës më të madhe televizive në vend për vitin 2025, në një intervistë për mediumin prestigjioz argjentinas, “Prensario Internacional”.

    Në artikullin e saj thuhet se strategjia e programacionit të Artmotion për vitin 2025 përqendrohet në përmbajtje me ndikim të lartë dhe me kosto efektive, të përshtatur për nevojat e tregut të Kosovës.

    Hamiti tha se Artmotion përqendrohet në ofrimin e përmbajtjes që u pëlqen shikuesve, por që gjithashtu ka mbrojtje të fortë të të drejtave.

    Sipas tij, duke pasur parasysh sfidat aktuale të piraterisë, shpërndarjes së përmbajtjes nëpër platforma, kanale ose formate të ndryshme, ekskluziviteti dhe rëndësia lokale janë thelbësore

    “Ky kombinim përfshin një theks të fortë në transmetimin e sportit drejtëpërdrejy, formatet e reality shou-ve, prodhimet lokale dhe filmat e njohur, të gjitha të krijuara për të thelluar angazhimin e shikuesve dhe për të nxitur besnikërinë ndaj platformës. Artmotion po e pozicionon veten qartë jo vetëm si një ofrues përmbajtjeje, por edhe si një markë që audienca mund t’i besojë”.

    “Në një ambient me përmbajtjeje konkurruese dhe shpesh të paqëndrueshëm, Hamiti thekson rëndësinë e marrjes së vendimeve rigoroze kur bëhen blerje”.

    “Ne peshojmë gjithmonë përfitimin kundrejt kërkesave të audiencës, dhe potencialit të reklamimit. Por siguria e të drejtave dhe ekskluziviteti janë po aq të rëndësishme. Këto elemente na ndihmojnë të dallohemi në një treg mediatik të mbushur”, tha ai.

    I pyetur në lidhje me trendet aktuale të përmbajtjes në Kosovë, Hamiti tregon disa nga favoritët e qartë janë “të drejtat sportive, veçanërisht futbolli, si ndërkombëtar ashtu edhe rajonal, vazhdojnë të jenë një tërheqje e madhe”, thotë ai.

    Formatet e reality shou, si Big Brother, gjithashtu dominojnë, duke tërhequr publik të gjerë dhe duke tërhequr shumë interes. Këto zhanre vazhdojnë të regjistrojnë vlerësime të larta dhe janë pjesë themelore të ofertave të Artmotion.

    Hamiti vlerëson me kujdes blerjet e mundshme.

    “Ne kombinojmë analizën e tregut rajonal, standardet nga territore të ngjashme dhe të dhënat tona të brendshme, duke përfshirë reagimet nga ekipet tona të programimit dhe shpërndarjes. Por ndoshta më e rëndësishmja, ne vlerësojmë përshtatshmërinë kulturore. Përmbajtja duhet të jetë me kërkesat e audiencës në Kosovës, kjo është e panegociueshme. Ky proces i vlerësimit nxjerr në pah një kuptim të thellë të sjelljes së audiencës dhe rëndësinë e kontekstit lokal në strategjinë e përmbajtjes”, u shpreh Hamiti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark