Insajderi
Insporti

Ronaldo pranon të nënshkruajë kontratë të re me Al Nasr

Insajderi
25 June 2025 - 19:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ronaldo pranon të nënshkruajë kontratë të re me Al Nasr
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cristiano Ronaldo ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë të re me Al Nassr, ka zbuluar Fabrizio Romano.

Marrëveshja është arritur, dokumentet zyrtare po kontrollohen dhe detajet përfundimtare po diskutohen.

Kontrata e re e portugezit do ta shohë atë të qëndrojë në Saudi Arabble deri në verën e vitit 2027.

Kontrata e re e Ronaldos do të jetë mjaft e madhe për Ligën Profesionale Saudite duke marrë parasysh kalibrin dhe prejardhjen e tij.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e përfundoi sezonin me 25 gola në Pro League sezonin e kaluar, duke e bërë 40-vjeçarin golashënuesin më të mirë në divizion për të dytin sezon radhazi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark