Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi, dyshohet për grabitje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtij personi, dyshohet për grabitje

    Insajderi
    26 June 2025 - 10:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar një thirrje për ndihmë nga qytetarët lidhur me identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast grabitjeje.

    Në komunikatën zyrtare thuhet se personi i dyshuar shihet në një fotografi të bërë publike dhe se informacionet që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij janë të mirëseardhura dhe jetike për vijimin e hetimeve.

    Autoritetet policore ftojnë të gjithë ata që kanë informacion relevant të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin pa pagesë 192 ose përmes adresës elektronike: [email protected].


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark