Skena kaotike pas ndeshjes Inter-River Plate: Lojtarët u grindën dhe më pas vrapuan drejt dhomave të zhveshjes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Skena kaotike pas ndeshjes Inter-River Plate: Lojtarët u grindën dhe më pas vrapuan drejt dhomave të zhveshjes

    Insajderi
    26 June 2025 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë, në rrethin e tretë të Kampionatit Botëror të Klubeve, Interi mposhti River Plate me rezultatin 2-0 dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.

    Skuadra argjentinase përfundoi rrugëtimin në këtë kompeticion, duke u renditur në vendin e tretë në Grupin E me katër pikë.

    Sherri mes lojtarëve nisi pak para fishkëllimës së fundit të gjyqtarit dhe situata u përshkallëzua shpejt.

    Marcos Acuna dhe Denzel Dumfries ishin në qendër të konfliktit, ndërsa bashkëlojtarët dhe stafet ndërhynë për t’i ndarë.

    Tensioni vijoi deri në hyrje të dhomave të zhveshjes, ku tifozët e River Plate hodhën sende në drejtim të Dumfries.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark