Dalin pamjet e arrestimit të njeriut më të kërkuar në Ekuador, ishte fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e arrestimit të njeriut më të kërkuar në Ekuador, ishte fshehur në një vrimë nën banakun e kuzhinës

    Insajderi
    26 June 2025 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një trafikant droge në arrati, i kërkuar nga autoritetet në Ekuador dhe Shtetet e Bashkuara, është kapur sërish pas më shumë se një viti në arrati, njoftoi të mërkurën Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa.

    Jose Adolfo Macias, i njohur ndryshe si “Fito”, i cili udhëhiqte bandën “Los Choneros” në Ekuador dhe është paditur në Nju Jork mbi akuzat për import të mijëra kilogramëve kokainë në Shtetet e Bashkuara, u kap në qytetin ekuadoras të Mantës, qytetin e tij të lindjes, thanë zyrtarët në Ekuador.

    Interpoli kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Macias pas arratisjes së tij misterioze nga burgu në fillim të vitit 2024.

    Ai ndodhej në burgun Rajonal të Guayaquil, një qyteti të famshëm për prezencën e bandave të drogës.

    Macias po vuante një dënim me 34 vjet burgim për trafik droge.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark