
Analisti Shenoll Muharremi, ka interpretuar disa statistika të omnibusit që krahasojnë nivelin e edukimit në raport me përkrahjen e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Muharremi, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ thotë se përkrahja më e larta e LVV’së vjen nga ata që kanë disa vite të shkollës fillore, prej 54,70 për qind, shkruan Insajderi.
“Ndërsa ata me shkollë fillore e përkrahin me 40,10 për qind”, thotë Muharremi.
“Personat që e përkrahin me disa vite të shkollës së mesme janë 45.80%, e ata me shkollë të mesme 38.50%. Gjithashtu studentët e përkrahin me 38.00%”, shton tutje analisti.
Sipas Muharremit, niveli më i ulët vjen nga ata me fakultet, magjistraturë dhe doktoraturë.
“Me fakultet 32.80%, ndërsa me magjistraturë ose doktoraturë më së paku me vetëm 23.60%”. /Insajderi.org/