Sa para do të fitojë Ronaldo me kontratën e re me Al Nassr? - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Sa para do të fitojë Ronaldo me kontratën e re me Al Nassr?

    Insajderi
    26 June 2025 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të shkëlqejë në Arabinë Saudite. Klubi Al-Nassr ka konfirmuar zyrtarisht se superylli portugez ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare, duke e zgjatur qëndrimin e tij me skuadrën deri pas moshës 42-vjeçare.

    Rinovimi nuk është vetëm sportiv, por edhe financiarisht historik. Sipas njoftimit nga klubi dhe raportimeve të mëhershme të “Marca”-s, Ronaldo do të përfitojë një pagë vjetore që kap shifrën e jashtëzakonshme prej 185 milionë euro.

    Kjo pagë përkthehet në:

    • 15 milionë euro në muaj
    • 3.8 milionë euro në javë
    • 550 mijë euro në ditë

    Kontrata e re konfirmon statusin e Ronaldos si një nga sportistët më të paguar në histori, ndërsa angazhimi i tij në Ligën Pro të Arabisë Saudite vazhdon të rrisë vëmendjen ndërkombëtare ndaj kampionatit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark