
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me një qëndrim të qartë rreth krizës për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, duke vënë fajin mbi Lëvizjen Vetëvendosje si partia më e madhe parlamentare.
Në vendimin e publikuar, Kushtetuesja thekson se, megjithëse VV ka të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, kjo e drejtë nuk është absolute dhe vjen me përgjegjësi për të bashkëpunuar me grupet e tjera parlamentare.
“…si e tillë kjo e drejtë për propozimin e kandidatit për Kryetar/e të Kuvendit përbën njëkohësisht edhe detyrim për grupin më të madh parlamentar për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsultim konstruktiv me grupet e tjera parlamentare për të gjetur konsensusin apo kompromisin e nevojshëm”, thuhet nw vendim.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më vonë se 30 ditë.
Në publikimin e aktgjykimit për kërkesën e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për çështjen e kalimit të votimit për kryetar të Kuvendit nga votimi i hapur në të mbyllur, Kushtetuesja ka konstatuar po ashtu që seanca e nisur më 15 prill e vazhdimi i saj deri tash nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën./Insajderi