Zjarri përfshin një ndërtesë banimi në lagjen Emshir - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri përfshin një ndërtesë banimi në lagjen Emshir

    Insajderi
    26 June 2025 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një incident zjarri ka ndodhur sonte në një ndërtesë banimi në lagjen Emshir të Prishtinës.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se deri tani nuk raportohet për të lënduar.

    “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar Ahmeti.

    Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar shkaqet e zjarrit ka thënë ajo.

    Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark