Arrestohet i dyshuari tjetër për grabitjen e barnatores në Pejë, kapet në flagrancë duke tentuar një tjetër vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet i dyshuari tjetër për grabitjen e barnatores në Pejë, kapet në flagrancë duke tentuar një tjetër vjedhje

    Insajderi
    26 June 2025 - 22:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar të enjten në mbrëmje në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në grabitjen e një barnatoreje në lagjen Fidanishte. Ai ishte në arrati që nga data 23 qershor.

    Arrestimi është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i dyshuari u ndalua pikërisht në momentin kur po tentonte të kryente një tjetër grabitje.

    “Është arrestuar personi i dyshuar për grabitjen në barnatoren në Fidanishte, i cili ishte në arrati prej disa ditësh. I njëjti është arrestuar duke tentuar të kryejë një tjetër vepër penale, të njëjtë me atë të grabitjes së mëparshme. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë”, deklaroi Nikçi.

    Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga momenti kritik, të cilat mund t’i shihni KËTU.

    Ndërkohë, personi tjetër ishte arrestuar në ditën kur kishte ndodhur vepra penale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark