Zjarri në Emshir ende nuk është shuar - përpjekjet po vazhdojnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në Emshir ende nuk është shuar – përpjekjet po vazhdojnë

    Insajderi
    26 June 2025 - 22:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë banimi në lagjen Emshir në Prishtinë, që tashmë ka më shumë se dy orë që po përpiqet të vihet nën kontroll nga njësitë emergjente.

    Në vendngjarje janë parë një numër i konsiderueshëm i zjarrfikësve dhe njësive të Policisë së Kosovës, të cilët po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të flakëve dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Insajderin se incidenti është raportuar rreth orës 20:00.

    “Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti.

    Insajderi ka tentuar të marrë një koment të ri nga autoritetet, për të kuptuar shkakun dhe përmasat e dëmeve, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje shtesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark