Dalja në treg të lirë, OEK njofton për aktgjykimin e tretë që anulon njoftimin e ZRrE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalja në treg të lirë, OEK njofton për aktgjykimin e tretë që anulon njoftimin e ZRrE-së

    Insajderi
    27 June 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për aktgjykimin e tretë nga Gjykata Komerciale e Kosovës, i cili anulon njoftimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë.

    Sipas OEK-ut, ky zhvillim konfirmon se bizneset kishin të drejtë kur ngritën zërin kundër padrejtësive të ZRrE-së.

    “Me vendimin e parë të Gjykatës komerciale u dëshmua se e drejta është në anën e bizneseve, mirëpo vendimet tjera janë duke e përforcuar të drejtën e bizneseve të Kosovës. Konsiderojmë se tanimë ka mjaftueshem fakte që ZRRE të reflektoj dhe me këtë bëjmë thirrje ZRrE-së që ta pezullojë menjëherë njoftimin për daljen në tregun e lirë, përpara se të krijohen pasoja edhe më të rënda për biznesin, sidomos ndikimin negativ në konkurrueshmërinë e tregut, sepse tanimë ka biznese që ndikohen nga njoftimi, por që nuk kanë vendim nga Gjykata Komerciale e Kosovës”, thuhet në një njoftim të kësaj ode.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark