Arrestohet në Shtime 18-vjeçari i dënuar për vjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet në Shtime 18-vjeçari i dënuar për vjedhje

    Insajderi
    27 June 2025 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 09:55 personin në kërkim me inicialet A.M, i moshës 18 vjeç në fshatin Godanc të Shtimes.

    Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale “vjedhje”.

    “Arrestohet një person i kërkuar në Shtime. Më datë 27.06.2025, rreth orës 09:55 në fshatin Godanc i Epërm në Shtime, njësitet policore bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar A. M, 18 vjeç. Ai ishte i dënuar me 4 muaj burgim efektiv për veprën penale ‘Vjedhje’“, thuhet në njoftim.

    Tutje sipas postimit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dënuari është dërguar për vuajtjen e dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark