Liverpool falënderon Dua Lipën për koncertin në “Anfield” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Liverpool falënderon Dua Lipën për koncertin në “Anfield”

    Insajderi
    27 June 2025 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i njohur anglez, Liverpool FC, ka falënderuar këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa, pas koncertit të saj madhështor në stadiumin “Anfield”, në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”

    Përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, klubi shkroi: “The Reds Dua Lipa”

    Faleminderit që e sollët turneun tuaj Radical Optimism në shtëpinë e kampionëve të Premier League!”

    Dua Lipa dhe Liverpool kanë një lidhje të veçantë që nga performanca ikonike e saj në finalen e Champions League në vitin 2018, e cila mbetet një nga momentet më të dashura për tifozët e “The Reds”.

    Koncerti në Anfield ishte pjesë e një turneu botëror që po merr vlerësime të larta, dhe për shumë fansa ishte një natë e paharrueshme nën tingujt e muzikës dhe atmosferës elektrizuese të stadiumit legjendar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark