
Vinicius Junior, ka rikonfirmuar dëshirën e tij për të qëndruar në klub përtej kontratës aktuale në kryeqytetin spanjoll.
Reprezentuesi brazilian vazhdon të lidhet shpesh me një transferim të mundshëm në Lindjen e Mesme, pavarësisht rëndësisë së madhe që ka për Real Madridin.
Xabi Alonso pritet të mbështetet tek ai si pjesë kyçe e projektit të tij me ‘Los Blanco’s, por çështja e rinovimit të kontratës mbetet ende e paqartë.
Fuqia financiare e Ligës Saudite do të thotë se interesimi për Vinicius do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, me bisedimet për rinovim që pritet të rifillojnë në korrik.
Kontrata e tij aktuale në Madrid skadon në 2027, ndërsa klubi po synon ta zgjasë atë deri në 2030, por deri më tani nuk është arritur ndonjë përparim i dukshëm.
Klubet saudite janë në gatishmëri për situatën, pasi Real Madrid dëshiron të shmangë hyrjen e lojtarit në 12-18 muajt e fundit të kontratës së tij në ‘Santiago Bernabeu’.
24-vjeçari dha një përditësim të shkurtër mbi negociatat dhe konfirmoi se dëshira e tij e parë është të qëndrojë.
“Shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite. Gjithmonë kam thënë që është klubi i jetës sime”.
“Jam shumë i lumtur me trajnerin dhe stafin teknik, shpresoj të qëndroj”.
“Kam një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2027. Dua të qëndroj gjithë karrierën time dhe të shkruaj histori me këtë ekip”, ka thënë Vinicius.