Përplasje mes motoçiklistit dhe biçiklistit në Pejë, dy të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje mes motoçiklistit dhe biçiklistit në Pejë, dy të lënduar

    Insajderi
    27 June 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një biçiklete që ndodhi mbrëmjen e sotme në Pejë.

    Lajmin për media e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë.

    “Sot rreth orës 21:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bekim Berisha – Abeja’ në Pejë”, ka deklaruar Rugova.

    Në këtë aksident ishin të përfshira një motoçikletë dhe një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

    Policia është duke hetuar shkaqet e aksidentit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark