Amerika përgëzon Policinë e Kosovës për shpëtimin heroik të gruas që rrezikonte jetën në rrugën Vushtrri–Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika përgëzon Policinë e Kosovës për shpëtimin heroik të gruas që rrezikonte jetën në rrugën Vushtrri–Mitrovicë

    Insajderi
    27 June 2025 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Sigurisë i Diplomacisë (DSS), që funksionon në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka përgëzuar pjesëtarët e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, të cilët sot ia shpëtuan jetën një gruaje në rrugën Vushtrri – Mitrovicë.

    Në reagimin e tyre zyrtar, DSS u shprehën krenarë që po e shohin ndikimin konkret të trajnimit që Shërbimi i Sigurisë i Diplomacisë dhe Ambasada Amerikane në Prishtinë i kanë dhënë Policisë së Kosovës.

    “Njësia e Hetimeve Speciale të Policisë së Kosovës (SIU), e trajnuar në mjekësi taktike, i dha ndihmë guximtare një qytetari në nevojë. Ky është rezultat i një partneriteti efektiv dhe zhvillimi profesional në veprim. Punë e shkëlqyer, Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e DSS.

    Më herët gjatë ditës, Policia e Kosovës njoftoi se pjesëtarët e Njësisë Speciale i shpëtuan jetën një gruaje që ishte alivanosur papritur në rrugën Vushtrri – Mitrovicë, duke reaguar me profesionalizëm dhe në kohë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark