
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të marrjes apo mbajtjes së kundërligjshme të fëmijës dhe armëmbajtjes pa leje në Vushtrri.
Një person ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit, për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës.
“Vushtrri 27.06.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i dyshuari-vjehrri ka tentuar që me forcë të marrë vajzën e djalit-mbesën për t’u përkujdesur përkundër dëshirës së viktimës nënës së fëmijës”, thuhet në raport.
Gjatë kontrollit, bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë dhe një pushkë ajrore.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi.org/