Zbulohet arsyeja se pse mungoi Behgjet Pacolli në dasmën e nipit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Zbulohet arsyeja se pse mungoi Behgjet Pacolli në dasmën e nipit

    Insajderi
    28 June 2025 - 11:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Natën e mbrëmshme, Fisnik Pacolli, djali i ish-nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Jetën.

    Ceremonia madhështore u mbajt në një nga ambientet më të bukura të Prishtinës, në praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe shumë fytyrave publike të njohura nga vendi.

    Por ajo që ra në sy ishte mungesa e Behgjet Pacollit, dhe njëkohësisht axha i dhëndrit.

    Mungesa e tij nuk ishte e rastësishme.

    Në një fjalim para të ftuarve, Selim Pacolli sqaroi se pjesëmarrja e Behgjetit ishte e pamundur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai sapo kishte dalë nga spitali në Zvicër dhe për këtë arsye nuk kishte mundur të jetë prezent në ditën e rëndësishme të nipit të tij./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark