“Duhet me na i la këmbët dhe me pi ujin”, eskalon debati mes konkurrenteve - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Duhet me na i la këmbët dhe me pi ujin”, eskalon debati mes konkurrenteve

    Insajderi
    28 June 2025 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy konkurrentet e spektaklit Supernova, Nina dhe Brikena, u përfshinë mbrëmë në një debat të ashpër gjatë prime-it.

    Ndërsa diskutohej gjerësisht për veprimin e Ninës ndaj Edonës, që ishte një nga pikat më të diskutueshme të spektaklit, edhe Brikena mori fjalën për të ndarë mendimin e saj rreth situatës.

    Brikena tha se nuk ka nevojë të ndërhyjë në situatat e Ninës për të marrë vëmendje, pasi, siç theksoi ajo, vëmendjen e merr vetë.

    “Në qoftë se ne nuk ta kishim jep vëmendjen ty, me folë edhe me tregu që ke pak gojë me folë, ty prej këtu sikurse pensionistët [që dalin e marrin pensionin] e i qesin jashtë, ashtu edhe ty të kishin qit jashtë. Kështu që vazhdo”, i thoshte Brikena, Ninës.

    Por, ajo nuk u ndal këtu, në një moment ajo u shpreh po ashtu me një ton pezhorativ.

    “Duhesh me na i la këmbët, e me na i pi ujin që na të kemi jep vëmendje ty, me folë edhe me hapë pak gojën, me tregu pak veten. Ti nuk e ki ashtin e modeles, ti nuk je për modele zemër”, vazhdoi ajo tutje.

    Nina më pas nuk qëndroi indiferente ndaj saj, duke iu kundërpërgjigjur.

    “Unë nuk jam si ti e bërë nga koka tek këmbët, silikon i gjallë”, ia ktheu Nina, Brikenës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark