Pamje brenda takimit të Kurtit me partitë-Ja kush i tha "po" kryetarit të Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje brenda takimit të Kurtit me partitë-Ja kush i tha “po” kryetarit të Vetëvendosjes

    Insajderi
    28 June 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë publikuar pamjet e para nga takimi i përfaqësuesve të partive parlamentare, i thirrur nga kryeministri në detyrë dhe kretari i VV-së, Albin Kurti.

    Në mesin e pjesëmarrësve janë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga deputetja Vlora Çitaku. Lidhja Demokratike e Kosovës përfaqësohet nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe shefja e grupit parlamentar, Hykmete Bajrami.

    Nis takimi i liderëve të partive politike- Kurti “zbutet” pak, flet para mediave – Insajderi

    Nga radhët e AAK-së, në tryezë është e pranishme deputetja Time Kadrijaj.

    Nuk mungojnë as përfaqësuesit e partive të tjera: NISMA përfaqësohet nga Fatmir Limaj, Alternativa nga Mimoza Kusari-Lila, ndërsa GUXO përfaqësohet nga Faton Peci.

    Po ashtu, në këtë mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve jo shumicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark