Pjepër me nivele të larta nitrateve, rrezik për kancer – AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pjepër me nivele të larta nitrateve, rrezik për kancer – AUV ndalon importin e “Ballkan Fruits”

    Insajderi
    28 June 2025 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompanisë “Ballkan Fruits” Sh.P.K. iu refuzua importi i 550 kilogramëve pjepër nga Maqedonia e Veriut për shkak të niveleve shumë të larta të nitrateve (250 mg/lit), që paraqesin rrezik për shëndetin.

    Vendimi u mor nga AUV më 18.06.2024, pas analizave laboratorike në pikën kufitare në Han të Elezit.

    Nitratet janë kripëra që gjenden natyrshëm në ushqime, por kur janë në nivele të larta për shkak të përdorimit të tepërt të plehrave, mund të dëmtojnë cilësinë e produktit dhe shëndetin. Rreziku përfshin methemoglobineminë te foshnjat (bllokim i oksigjenit në gjak), formimin e nitrozaminave që lidhen me kancerin, si dhe dëmtim të qelizave e simptoma akute si marramendje dhe dhimbje koke.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark