Përfundon takimi i liderëve politikë, Abdixhiku: Kurti na kushtëzoi, droja jonë u vërtetua - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi i liderëve politikë, Abdixhiku: Kurti na kushtëzoi, droja jonë u vërtetua

    Insajderi
    28 June 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka përfunduar takimi në mes liderëve politikë, ku temë diskutimi ishte tejkalimi i ngërçit politik.

    Takimi zgjati për më tepër se dy orë, ku pjesë e tij ishin të gjithë përfaqësuesit e partive politike

    Pas takimit është deklaruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdxhiku.

    “Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse se qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij”.

    “Me lejoni të theksojë se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani”, tha Abdixhiku.

    Tutje, Abdixhiku tregoi se kushtëzimet e Kurtit janë që ose të votohet në mënyrë të fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke e votua Albulena Haxhiun sërish si kryetare të kuvendit.

    “Dhe më pas një ndërlidhje e përçudnuar e votimit për kryetar të kuvendit me nënkryetarë të kuvendit. Moslëvizja nga këto pozicione, e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike”.

    “Mos harroni që tani e kemi një aktgjykim të Kushtetueses dhe mosrespektimi i saj, për LDK-në është hap i parë në përmbysjen e rendit kushtetues”, tha Abdixhiku


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark