Krasniqi del nga takimi i shqetësuar: Kurti kishte interpretim të çuditshëm, na ftoi për të aktruar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi del nga takimi i shqetësuar: Kurti kishte interpretim të çuditshëm, na ftoi për të aktruar

    Insajderi
    28 June 2025 - 18:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se ata po duan të jetojnë në një realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses.

    Në konferencën për media, ai ka theksuar se në takimin e sotëm kryeministri në detyrë Albin Kurti pati një interpretim tjetër nga ai që është në të  vërtetë aktgjykimi i publikuar nga Gjykata Kushtetuese.

    “Është shqetësues fakti që Kurti me aq sa e pash në takim kishte interpretim të çuditshëm të aktgjykimit. Ai mendonte se s’ka asnjë problem as në propozimin arbitrar të votimit të fshehtë dhe as në mënyrën se si janë mbajtur seancat”, ka thënë Krasniqi.

    “Ky takim që u ftua nga Kurti ndoshta për të aktruar përmbushjen e një obligimi që edhe aktgjykimi i fundit i Kushtetueses për konsultime në mirëbesim dhe për përgjegjësinë e detyrimin për të gjetur konsensus apo kompromis, rezultoi i pasuksesshëm, sepse përkundër faktit që situata nuk është e njëjtë, Kurti është i njëjtë, mentaliteti imponues vazhdon të jetë më e rëndësishme se gjetja e zgjidhjes”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark