
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politikë për zgjidhjen e krizës politike, por theksoi se “më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore”, pra zgjidhja e krizës.
Ai tha se takimi u fokusua më shumë në “qasje dhe këndvështrime të secilit se si e shohim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”.
Limaj shtoi se “kriza politike si këto zgjidhen me marrëveshje politike” dhe se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të tillë.
Ai e vlerësoi si hap pozitiv mbajtjen e takimit dhe shprehu pritjen që të ketë edhe takime të tjera, duke theksuar nevojën për një marrëveshje politike që do ta zgjidhte menjëherë krizën.
Kujtojmë se Limaj vazhdimisht ka kërkuar nga Albin Kurti që të jetë i propozuar për të marr postin e kryetarit të Kuvendit.