PAMJE/Shqipëri: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/Shqipëri: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

    Insajderi
    28 June 2025 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e sotme, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës pasi nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta.

    Punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik. Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur të lënduar, shkruan Euronews.

    Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, veçanërisht në ditët me erë dhe dallgë të forta, dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark