Arrestohet kosovari në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren/PAMJE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet kosovari në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren/PAMJE

    Insajderi
    28 June 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dyshuar për shkaktim zjarri në një objekt në Ulqin.

    Sipas Policisë së Malit të Zi, kosovari me inicialet L.H. dyshohet të ketë hedhur një cigare para objektit, dhe nga ajo dyshohet se u shkaktua zjarri.

    “Prokurori u informua për incidentin dhe tha se L.H. duhet të arrestohet dhe kundër tij të ngrihet një padi penale”, njoftoi policia malazeze.

    Ndër tjera, u tha se dëmi nga zjarri në fjalë mund të jetë deri në 200 mijë euro, shkruan Vijesti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark