Drilon Rama mposhi një “boksier amator” që kishte 28 humbje radhazi - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Drilon Rama mposhi një “boksier amator” që kishte 28 humbje radhazi

    Insajderi
    29 June 2025 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksieri kosovar, Drilon Rama u rikthye pas një kohe në ring, ku mbrëmë në Londër fitoi ndaj boksierit nga Bjellorusia, Dzmitry Atrokhau.

    Por pikërisht kundërshtari i tij mori vëmendjen, pasi ai u ndryshua brenda një kohe prej 11 ditësh.

    Rama kur paralajmëroi rikthimin, më 17 qershor, zbuloi se kundërshtari i tij do të jetë Kelvin Ngedere, i cili kishte një rekord prej 7 fitore dhe 0 humbje.

    Por dje, Driloni u përball me Dzmitry Atrokhau, një boksier me 16 fitore dhe plot 28 humbje në karrierën e tij.

    Ajo që e bën më të pazakontë këtë zëvendësim është fakti se Atrokhau kishte pësuar 24 humbje radhazi dhe fitoren e fundit e kishte regjistruar që në vitin 2018.

    Madje, Drilon Rama pavarësisht fitores, pati vështirësi në këtë meç, ku njoftoi se e ka thyer edhe dorën./IndeksOnline/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark