Insajderi
Botë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe afër shkollave

Insajderi
29 June 2025 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe afër shkollave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prej sot, pirja e duhanit ndalohet në shumë zona publike në Francë. Urdhri i ri, i shpallur nga Ministrja e Shëndetësisë Catherine Vautrin, ndalon duhanin në plazhe, parqe, fusha sportive dhe në afërsi të shkollave dhe bibliotekave. Shkelësit do të gjobiten me 135 euro, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.

Ndalimi nuk vlen për zonat e jashtme të restoranteve dhe kafeneve, ndërsa cigaret elektronike nuk përfshihen në këtë urdhër.

Ministrja Vautrin theksoi se qëllimi i masës është mbrojtja e fëmijëve: “Ne duam që fëmijët e lindur në vitin 2025 të jenë brezi i parë pa duhan.” Ajo shtoi se rregullat synojnë gjithashtu të ndalojnë nxënësit të dalin jashtë ndërtesave shkollore për të pirë duhan.

Pirja e duhanit mbetet një kërcënim madhor për shëndetin publik në Francë, duke shkaktuar rreth 75,000 vdekje çdo vit, ose një në dhjetë humbje jete.

“Liria për të pirë duhan mbaron aty ku fillon e drejta e fëmijëve për ajër të pastër,” tha ministrja, duke theksuar se ndalimi nuk kufizon të drejtën e njerëzve për të pirë duhan në hapësira private ose të përcaktuara.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark