Vetura e një qytetari në Prishtinë goditet nga plumbi qorr - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e një qytetari në Prishtinë goditet nga plumbi qorr

    Insajderi
    29 June 2025 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetura e një qytetari në Prishtinë është goditur nga një plumb qorr, për çka ka shkaktuar shqetësime lidhur me sigurinë e tij.

    Të paktën kështu ka deklaruar me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ Fadil Koprani, pjesë e iniciativës “Demokracia Konservatore”, i cili ka thënë se s’ka pasur të lënduar, shkruan Insajderi.

    Një qytetar nga Prishtina na siguroi këtë foto ku makina e tij është goditur nga plumbi qorr. Falë Zotit, askush nuk u lëndua, por disa centimetër më poshtë apo më lart, ky plumb do të merrte jetë njerëzish të pafajshëm.

    Këto gjuajtje “për gëzim” apo “për frikësim” nuk janë trimëri, por krim kundër jetës së qytetarëve dhe fëmijëve tanë. Në çdo moment që nxjerr armën dhe gjuan, plumbi nuk pyet se ku bie – mund të godasë një fëmijë në oborr, një nënë që kalon rrugën, një djalë që kthehet nga shkolla, ose një kalimtar të pafajshëm“, thuhet në postim.

    Ai ka bashkëngjitur edhe fotografi të veturës, ku shihet se ka depërtuar plumbi:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark