Insajderi
Lajme

Akuzat e Vetëvendosjes për tortën e Slavko Simiqit, reagojnë nga PDK’ja

Insajderi
29 June 2025 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Akuzat e Vetëvendosjes për tortën e Slavko Simiqit, reagojnë nga PDK’ja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas pretendimeve të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, se PDK i kishte blerë tortë deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, për ditëlindje.

Behrami me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ i ka cilësuar këto deklarata të Zybës si shpifje dhe ka thënë se do të procedojnë ligjërisht kundër tyre, shkruan Insajderi.

“Sa herë që Kurti e humb betejën me popullin, përmes Dejonës, e ndërsyn tipin e Zybës, të cilin e ka bërë deputet me qykë të zorit për ta mbajtur grupin e tij parlamentar nën kërcënim të vazhdueshëm”, deklaroi Behrami.

“Sa për tortë, kumbarët e Listës Serbe në Kuvend dihet kush janë. Është Kurti me VV-në që kërkojnë votën e fshehtë për të siguruar votën e Listës Serbe”, tha tutje ai.

“Sali Zyba nuk është as befasia e seancës, as shqetësimi i opinionit – është, thjesht, një aksident politik që përfaqëson standardin më të ulët të përfaqësimit parlamentar në historinë e Kuvendit të Kosovës”, përfundon shkrimi i Behramit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark