Ky është i dyshuari që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i dyshuari që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    Insajderi
    29 June 2025 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rrahje ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut përgjatë së dielës. Dy persona janë arrestuar, ku njëri nga ta është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sinjali raporton me burime se i dyshuari që është ndaluar për 48 orë është Mustafë Cerani, 22-vjeçar, i cili u konfliktua me Stefan Veljkoviqin, 34-vjeçar në rrugën “Serdara Janka Vukotica”, në lagjen Kodra e Minatorëve.

    Pas përleshjes, të dy janë dërguar fillimisht në Stacionin Policor, pastaj në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime trupore.

    Prokurori i Shtetit ka cilësuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor” dhe ka urdhëruar që Mustafë Cerani të mbahet në ndalim për 48 orë, ndërsa rasti është në fazë hetimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark