Është afër transferit tek Barça, tifozët e shohin si akt tradhtie- Ia dëmtojnë veturën lojtarit spanjoll - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Është afër transferit tek Barça, tifozët e shohin si akt tradhtie- Ia dëmtojnë veturën lojtarit spanjoll

    Insajderi
    29 June 2025 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Nico Williams, është bërë cak i një sulmi nga tifozët e këtij klubi.

    Siç raporton gazetari katalunas Gerard Romero, Williams i është sulmuar vetura përgjatë së dielës. Kjo ndodhi erdhi vetëm pak orë pasi tifozët e Bilbaos vandalizuan muralin e sulmuesit spanjoll, shkruan Insajderi.

    Nico Williams pritet të bëhet lojtar i Barcelonës me fillim të korrikut, ku klubi blaugranas synon t’ia aktivizojë klauzolën në vlerë prej 62 milionë eurosh.

    Williams, sipas raportimeve, ka kërkuar që të jetë pjesë e planeve të Hansi Flick në ndeshjet para-sezonale, të cilat Barça pritet t’i luajë nga 13 korriku.

    Për thashethemet lidhur me transferimin e Williams ka pasur reagime zyrtare edhe nga vetë klubi i Bilbaos, të cilët kanë kërkuar sqarime nga La Liga se si është Barcelona në gjendje të regjistrojë lojtarë, meqë deri në këtë sezonë ka qenë e zhytur në borxhe financiare dhe ende nuk është në rregullin 1:1. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark