Zhduket 13-vjeçarja Arta Hajzeraj në Gjermani – Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket 13-vjeçarja Arta Hajzeraj në Gjermani – Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë

    Insajderi
    30 June 2025 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Kosovës në Gjermani ka ftuar qytetarët që të shpërndajnë thirrjen për 13-vjeçaren nga Istogu, Arta Hajzeraj, e cila është raportuar e zhdukur nga 27 qershori në qytetin Zwickau.

    Në njoftimin e lëshuar në Facebook, ambasada thotë se çdo informacion mund të jetë i vlefshëm.

    “Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi. Nëse keni ndonjë informacion ju lutemi kontaktoni menjëherë familjarët apo policinë”.

    “Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani fton të gjithë qytetarët që ta shpërndajnë këtë thirrje, në mënyrë që informacioni të arrijë tek sa më shumë njerëz. Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm, ”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

    Familjarët e vajzës po kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj.

    Familja: 015754145810. Policia: 0375 428102.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark