
Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës burri që ishte lënduar rëndë në një aksident trafiku më 26 qershor në fshatin Sllovi të Lipjanit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ndërroi jetë dy ditë pas aksidentit, më 28 qershor, teksa po trajtohej në QKUK.
“Më 28.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar pasi ishte lënduar gjatë një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më 26.06.2025”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Insajderi