Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kosovë

    Insajderi
    30 June 2025 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaçanik i Vjetër, në komunën e Kaçanikut.

    Në njoftimin e PSRK-së thuhet se dy të pandehurit, J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë periudhës së kryerjes së veprës.

    Sipas aktakuzës, ata në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake e policore serbe, kanë kryer vrasjen e dy civilëve shqiptarë, R.E dhe M.H.

    Të njëjtit, akuzohen për dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimave, si dhe për plaçkitjen e pasurisë së tyre.

    Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për autoritetet e drejtësisë kosovare.

    “Institucioni i akuzës theksoi se mbetet i përkushtuar në ndjekjen e krimeve të luftës për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për të garantuar llogaridhënie sipas standardeve ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark