Katër të lënduar në aksidentin në Kodrën e Trimave - Policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të lënduar në aksidentin në Kodrën e Trimave – Policia jep detaje

    Insajderi
    30 June 2025 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura. Aksidenti ka ndodhur më saktësisht në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

    Insajderi ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes.

    Rastin e ka konfirmuar për Insajderin edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

    “Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Mon Balaj në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura , ku si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona të cilëve u është ofruar tetman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark