Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nico Williams i vendos kushte Barçës, kjo i jep ultimatum

    Insajderi
    30 June 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Transferimi i Nico Williamsit në Barcelonë mund të dështojë.

    Kërkesat e futbollistit të Athletic Bilbaos po konsiderohen si të papranueshme nga drejtuesit e gjigantit katalunas.

    Në fakt, sipas mediumit spanjoll “Marca”, ajo që ylli i Euro 2024 nuk e dëshiron janë problemet me regjistrimin, siç ndodhi vitin e kaluar me Dani Olmon, përcjell “Gazeta Express”.

    Barça nga ana e saj është e vendosur: “Blaugrana” nuk pranojnë kushte nga ana e lojtarit, të cilat i konsiderojnë si të papranueshme.

    Dhe, sipas drejtuesve të kampionit spanjoll, nëse lojtari vonon në dhënien e dritës jeshile përfundimtare, transferimi mund të anulohet.

    Nico Williamas është bërë objektivi kryesor i Barcelonës në këtë verë, ndërsa edhe vetë lojtari e ka shprehur dëshirën për të përfunduar në “Camp Nou”.

    Barça e kishte kërkuar lojtarin edhe verën e kaluar pas Euro 2024, ku kishte shkëlqyer ai, por kërkesat e Athletic Bilbaos në atë kohë ishin shumë të larta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark