Ministria e Mbrojtjes me kërkesa luksoze, synojnë të blejnë monitorë me rezolucion 4K - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtjes me kërkesa luksoze, synojnë të blejnë monitorë me rezolucion 4K

    Insajderi
    30 June 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Mbrojtjes ka realizuar një ftesë për ofertim me qëllim të furnizimit me kompjuterë dhe llaptopë për nevojat e saj dhe Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Ajo çfarë bie në sy është kërkesa që monitorët e kompjuterëve të jenë me rezolucion 4K, që njihet si teknologjia më e fundit e monitorëve. Megjithatë, s’ka bërë të ditur se pse e ka të domosdoshme përdorimin e tyre.

    Gazeta Insajderi ka arritur ta shohë ftesën për ofertim të kësaj ministrie, afati i fundit i së cilës është sot (30 qershor).

    Në specifikacionet teknike minimale, tek monitorët që parashihet të furnizohen për nevoja të Ministrisë e Mbrojtjes dhe FSK’së kërkojnë që të jenë të 3840×2160 pikselë apo 4K, e cila është teknologjia më e fundit.

    Po ashtu, edhe në raportin e aspektit kërkojnë që monitori të jetë 21:9, e cila i afrohet formatit standard të monitorëve të teknologjisë së fundit.

    Të gjitha produktet e ofruara duhet të jenë të brendeve të njohura, me kualitet të lartë dhe në përputhje të plotë me specifikat teknike të kërkuara në këtë dosje të tenderit”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.

    Megjithatë, në kërkesë për ofertim nga kjo ministri s’kanë bërë të ditur se sa parashihet të ndahen për tenderin që parashihet të jetë në dy lote.

    Insajderi ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes për ta pyetur lidhur me arsyen pse ky dikaster ka kërkuar monitorë të teknologjisë më së fundit, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli s’ka marrë ndonjë përgjigje.

    Ministria e Mbrojtjes përmes lotit 2 parasheh po ashtu të furnizojë FSK’në me laptopë me përformanca të veçanta. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark